Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Të moshuarit thonë se është e domosdoshme të vaksinohen të gjithë, 827 të vaksinuar me sëmundje kronike

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, të dielën deri në mesditë janë vaksinuar 103 të moshuar më sëmundje kronike, raporton Ekonomia Online.

Koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi, tha se për tri ditë janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 1180 të moshuar.

“Sot është dita e tretë sa i përket personave me sëmundje kronike të grupmoshës 75 deri në 79 vjeç dhe deri në këto momente që po flasim kemi të vaksinuar 103 persona për dallim nga dy ditët e mëparshme kemi pasur numër më të madh të njerëzve por nga data 8 kur kemi filluar me grupmoshën mbi 85, 60 dhe 75  kemi 2035  persona të vaksinuar, nëse i referohemi  vetëm pjesës së sëmurave kronikë kemi 827 persona të vaksinuar, nëse i referohemi të moshuar deri më tani kemi pasur 1180, për këtë ngelet të shohim se si e kemi situatën me vaksina”.

I moshuari Muharrem Gashi tha për Ekonomia Online, se po ndihet mirë dhe nuk ka asnjë dhimbje pas marrjes së vaksinave.

“E kam pasur Coronavirusin dhe e kam kaluar dhe më ka munduar shumë. Duhet me marr se mos po e mbarti te nipat e mbesat se sa për veti s’e kisha marrë”, tha ai.

Ndërsa, Smajl Isufi, theksoi se është e domosdoshme që të gjithë të vaksinohen.

“Tani po ndihem shumë mirë. Dhe është e domosdoshme ta marrë secili. Dhe ma shumë po vdesin ata s’janë të vaksinuar se ata që janë”, tha ai.

No description available.
No description available.

Youtube

Arkiva

Kategoritë