Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ujërat termale të Elbasanit – Mrekullitë kurative për shëndetin

Llixhat e Elbasanit janë ndër më të njohurat në vend.

Elbasani është ndër të vetmet qendra që prej dekadash me radhë ka shfrytëzuar ujërat termale pranë tij, duke zhvilluar në mënyrë të mirëfilltë turizmin shëndetësor.

Llixhat e Elbasanit janë burime të njohura dhe të përdorura që nga koha e periudhës romake.

Llixhat e Elbasani përmbajnë ujëra sulfurore shumë të nxehta, të cilat krijohen në thellësi rreth 13000 metra nga sipërfaqja e tokës, në presion dhe temperatura të larta, si rezultat i bashkimit të oksigjenit me hidrogjenin dhe lëndë të tjera kimike.

Të shtyra nga presioni i lartë i gazrave, dalin në sipërfaqe nëpërmjet të çarave të shkëmbinjve.

Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike.

Këtu trajtohen sëmundje të shumta të reumatizmës, rrugëve të frymëmarrjes, tensionit, të lëkurës etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike gjithashtu.

AgroWeb.org ju kujton se Pranvera dhe Vera është pikërisht koha kur nis frekuentimi masiv i këtyre llixhave. Ato frekuentohen nga mijëra pacientë por edhe turistë në vit.

Sëmundjet që shërojnë ujërat termale në Elbasan

Problemet me reumatizmën, problemet dermatologjike, gjinekologjike, problemet me thyerjet e kockave apo kyçeve e shumë të tjera trajtohen në seanca të posaçme në llixhat e Elbasanit.

Në lidhje me reumatizmën dhe problemet me kockat, ujërat termale kanë një efekt të jashtëzakonshëm kurativ falë kripërave që ato përmbajnë.

Banjot japin efekt të shkëlqyer në sëmundjet ortopedike si në fraktura nga aksidentet, thyerjet etj.

Në problemet me lëkurën, ujërat termale të këtyre llixhave japin efekte në probleme të tilla si ekzema, akne, dermatitet etj.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ujërat termale ndihmojnë edhe në lehtësimin e stresit dhe lodhjen nervore.

Përsa i përket kozmetikës është e njohur baltoterapia, e cila kuron lëkurën, e zbut atë dhe e bën të lëmuar.

Përcaktimi i kurave

Çdo person që i drejtohet llixhave të Elbasanit për arsye kurimi i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor, pas të cilit mjeku përcakton kurën që duhet të ndjekë.

Çdo pacient ka një kartelë mjekësore në të cilën janë të fiksuara të gjithë parametrat shëndetësorë të tyre dhe ndiqet gjatë gjithë kurës nga personeli shëndetësor.

Ujërat termale të llixhave të Elbasanit veprojnë në shumë sëmundje në fëmijë mbi moshën 14 vjeç, të rinj dhe të moshuar.

Por llixhat nuk duhet me patjetër të frekuentohen vetëm nga personat që kanë probleme shëndetësore. Ato mund të shfrytëzohen edhe për të mbajtur trupin në formë gjithashtu./AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë