Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
818 pacientë të hospitalizuar për COVID-19, 43 në gjendje të rëndë

Në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme rajonale janë duke u trajtuar 818 pacientë, bazuar në raportin e punës  të datës 16 prill 2021.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 675 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 43 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore 644 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 324 pacientë:

275, të konfirmuar me Sars Cov-2

21, në gjendje të rënduar

269, me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 111 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 63 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 42 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 19 pacientë + 4 në intensiven e Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 481 pacientë:

494- të konfirmuar pozitivë

22- në gjendje të rënduar shëndetësore

375- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 109 pacientë

Spitali i Gjakovës, 70 pacientë

Spitali i Pejës, 103 pacientë

Spitali i Gjilanit, 82 pacientë

Spitali i Ferizajt, 63 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 47 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 20 pacientë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë