Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
DW: Vaksina kundër COVID-19 – a ka më shumë përfitime apo rreziqe?

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) po verifikon një lidhje të mundshme mes vaksinës kundër Coronavirusit të prodhuesit amerikan, Johnson & Johnson dhe sëmundjeve të trombozës.

Tre nga katër raste janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara në kuadër të një studimi klinik. Një rast thuhet se përfundoi me vdekje.

Vaksina e Johnson & Johnson u lejua në mesin e marsit në Bashkim Evropian, por në ndryshim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk është futur në përdorim.

Komisioni Evropian pret që vaksina të livrohet pas më shumë se një jave.

Në tremujorin e parë do duhet të ofrohen 55 milionë doza. Ndryshe nga vaksinat e tjera në produktin e firmës belge Janssen, pjesë e koncernit Johnson & Johnson mjafton vetëm një dozë për mbrojtjen nga virusi.

Vetëm të mërkurën e kësaj jave, EMA pas një verifikimi të ri të sëmundjeve të trombozës pohoi lidhjen me vaksinën e AstraZenecas, por pa e kufizuar përdorimin e saj. Rastet e regjistruara të trombozave në tru kishin një shpeshtësi 1 në 100 mijë raste.

Prandaj, përfitimi i vaksinës mund të vlerësohet kështu si më i lartë se rreziku. Në Gjermani përdorimi i AstraZenecas është i lejuar vetëm për personat mbi moshën 60 vjeç.

EMA ndërkohë po verifikon njoftimet edhe për një lidhje tjetër të mundshme mes vaksinës AstraZeneca dhe sindromës Clarkson, ose sindromës poroze kapilare, një sëmundje tjetër e rrallë dhe e rrezikshme, ku poroziteti i kapilarëve është aq i madh saqë prej tyre del edhe plazma.

Pasojat janë edema dhe rënia e tensionit të gjakut. Bëhet fjalë për 5 raste me sindromën Clarkson, bëri të ditur EMA. /Deutsche Welle/

Youtube

Arkiva

Kategoritë