Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kavajë, burri djeg bashkëshorten brenda veturës pastaj vetëvaret në pemë

Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Manskuri të Kavajës sot, ku një çift ka humbur jetën në rrethana të tmerrshme.

Bilbil Shirja, 48 vjeç është gjetur i varur në një pemë pranë shtëpisë, ndërsa disa metra më tutje është gjetur e djegur brenda një makine, bashkëshortja e tij Fëllënxa Shirja, 45 vjeçe, bëjnë të ditur media në Tiranë.

Nuk dihen arsyet pse kanë humbur jetën bashkëshortët, por Policia ka dyshime se bashkëshorti ka vrarë së pari duke e djegur në makinë gruan e tij Fëllënxën dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetohet për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet. Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe. Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë