Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A është e nevojshme të përdoret aspirinë pas vaksinimit? Shpjegon neurologu Fatos Morina

Të premten në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”,ishte i ftuar neurologu Fatos Morina me të cilin u disktua lidhur me sëmundjet e ndryshme neurologjike, por theks me të vecantë për vaksinën AstraZeneca dhe ndërlidhshmërinë e saj me trombozën trurore.

Sic ndodh zakonisht, edhe këtë javë pyetjet e publikut patën një rëndësi të vecantë në rrjedhën e bisedës me të ftuarin. Njëra ndër pyetjet e shtruara ishte ajo se a duhet bërë patjetër pasqyra e gjakut dhe a duhet përdorur aspirinë pas vaksinimit kundër COVID-19.

Morina theksoi se nuk ka nevojë për asnjërën nga këto pasi të kryhet procesi i vaksinimit, pasi, sic thotë ai, këto nuk janë rekomandime të standardizuara.

“E para, assesi nuk ka nevojë të mirret aspirinë pas vaksinimit. E dyta, assesi nuk ka nevojë për analiza monitoruese pas vaksinimit. Këto nuk janë rekomandime të standardizuara dhe, këto terapi që po i shoh për momentin në Kosovë, nuk janë të bazuara në shkencë”, shpjegoi ai.

Morina po ashtu bëri të ditur se nuk duhet të përdoret as fraksiparina pas vaksinimit, sepse, në rast të trombozës që mund të shkaktojë AstraZeneca, përdorimi fraksiparinës mund të sjellë gjakderdhje dhe të përkeqësojë gjendjen shëndetësore.

Youtube

Arkiva

Kategoritë