Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vaksina Johnson&Johnson për COVID-19 nën rishikimin e BE-së, pas paraqitjes së rasteve me mpiksje të gjakut

Rregullatori i barnave në Evropë tha të premten se po shqyrton mpiksjen e rrallë të gjakut në katër persona në SHBA, të cilët morën vaksinën anti-COVID të Johnson&Johnson.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Johnson&Johnson, tha se ishte në dijeni të raporteve të rralla të mpiksjes së gjakut tek personat e injektuar me vaksinën e saj, dhe po punonte me rregullatorët për të vlerësuar të dhënat dhe për të siguruar informacionin përkatës.

“Aktualisht, nuk është parë qartë një lidhje midis këtyre ngjarjeve të rralla dhe vaksinës Janssen”, tha kompania në një deklaratë.

Nga katër rastet serioze të mpiksjes dhe trombociteve të ulëta, tre ndodhën në SHBA gjatë shpërndarjes së vaksinës Johnson&Johnson nga njësia e saj, Janssen, tha Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Kjo shton edhe një person i cili vdiq nga një çrregullim i mpiksjes i raportuar në provën klinike të Johnson&Johnson.

Edhe Administrata e Ushqimit dhe e Barnave në SHBA (FDA), tha se është në dijeni të disa raporteve të individëve të cilët kishin mpiksje serioze të gjakut – ndonjëherë të lidhura me nivele të ulëta të trombociteve të gjakut – pasi morën vaksinën Johnson&Johnson, dhe vuri në dukje se këto kushte mund të kenë shkaqe të ndryshme.

“Ne nuk kemi gjetur një lidhje shkakësore me vaksinimin dhe po vazhdojmë hetimin dhe vlerësimin tonë të këtyre rasteve”, tha agjencia amerikane.

Gati pesë milionë njerëz në SHBA janë injektuar me këtë vaksinë, bazuar në njoftimin e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Youtube

Arkiva

Kategoritë