Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sëmundjet e shpeshta të dhëmbëve dhe parandalimi i tyre

Shkruar nga Fisnik Dajakaj

Shëndeti oral është shumë i nevojshëm për një organizëm të shëndoshë, andaj kujdesi ndaj higjienës së gojës, gjegjësisht dhëmbëve, është jetik për arritjen e këtij qëllimi.

Problemet që shfaqen me dhëmbët zakonisht e kanë këtë pikënisje, kësisoj ky aspekt nuk duhet të lihet mënjanë në asnjë mënyrë.

I kontaktuar nga Familja Jonë, dentist Agron Hondozi shpjegoi problemet kryesore që hasen të dhëmbët si dhe mënyrat e trajtimit të tyre.

“Kariesi i dhëmbëve, punimet e mbushjeve (plombave) jo korrekte, kariesi nën mbushje, punimet protetikore fikse jo korrekte, etj. janë vetëm disa nga problemet që dëmtojnë jo pak dhëmbët”, theksoi Hondozi.

Ai tutje foli dhe për strukturën jo të rregullt të dhëmbëve, duke u shprehur se këtu mund të ketë ndikim edhe faktori gjenetik (trashëgues).

“Strukura jo e rregullt shfaqet të dhëmbët e dendur  dhe te hiperdoncioni (dhëmbët e mbinumërt) e hipodoncioni ( dhëmbët mungesë të disa dhëmbëve). Te kjo strukturë jo e rregullt mund të ndikojë faktori trashëgues”, shtoi Pondozi për Familja Jonë.

Si parandalues i disa nga problemet e dhëmbëve është pastrimi i tyrë. Sipas Pondozit pastrimi i dhëmbëve është i domosdoshëm të bëhet dy herë në ditë, me kohëzgjatje 3-5 minuta. Brusha e përdorur për pastrimin e dhëmbëve, sipas Pondozit, duhet të përbëhet nga fijet e buta dhe është e preferueshme që gjatë pastrimit të dhëmbëve të mos ushtrohet forcë në drejtim të tyre.

Që pastrimi të ketë efektin e vet është i nevojshëm edhe kujdesi ndaj brushës, ku Pondozi rekomandon që cdo një  muaj të ndërrohet brusha.

“Dy herë në ditë është e domosdoshme të pastrohen dhëmbët, me kohëzgjatje 3 deri 5 minuta larja përfshin të gjithë dhëmbët, brusha përdoret me fije te buta, të mos përdoret forca gjate larjes se dhëmbëve

Brusha ndërrohet me një brushë te re cdo 1 muaj”, përfundoi ai. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë