Sipas një raporti lëshuar nga ShSKUK në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 856 pacientë, shifër kjo që shënon rënie krahasuar me ditët paraprake.
Postimi i plotë:
Bazuar në raportimet nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme të cilat trajtojnë pacientë me COVID, vërehet një rënie e numri të pacientëve, krahasuar me ditët paraprake.
Nga raportime e ditës së shtunë, 3 prill 2021, të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 856 pacientë nga Sars- Cov-2.
727 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë. 129 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.
33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
682 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë
Në QKUK janë të shtrirë 355 pacientë
18 në gjendje të rënduar
309 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
289 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave
Klinika Infektive, 115 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 86 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 44 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 3 paciente
Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 501 pacientë
16 në gjendje të rënduar shëndetësore
418 të konfirmuar pozitivë
303 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 116 pacientë
Spitali i Gjakovës, 85 pacientë
Spitali i Pejës, 77 pacientë
Spitali i Gjilanit, 107 pacientë
Spitali i Ferizajt, 57 pacientë
Spitali i Mitrovicës,38 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë