Shkruar nga Fisnik Dajakaj
Crregullimi i spektrit të autizmit përbën një temë jo shumë të njohur për njerëzit në përgjithësi. Ndonëse dëgjojmë jo rrallë për këtë crregullim neurobiologjik, të kuptuarit e këtij problemi është i vështirë për njerëzit që nuk i përkasin kësaj fushe.
Vëzhgimi i kujdesshëm i sjelljeve të fëmijës padyshim që është një element i rëndësishëm në këtë aspekt dhe duhet pasur parasysh, por konsultimi me ekspertët e fushës është hap i paevitueshëm.
Sigurisht, për ta kuptuar nëse fëmija është me autizëm ose jo, duhet njohur shenjat e para të shfaqjes e tij. Lidhur me këtë cështje, Familja Jonë kontaktoi terapisten e fëmijëve me nevoja të vecanta, Blerta Gashin.
“Fillimisht crregullimi i spektrit të autizmit është një gjendje komplekse neurozhvillimore që përfshin sfida të vazhdueshme në interaksionet sociale, në komunikimin verbal dhe joverbal dhe interesat të kufizuara apo sjellje të përsërituara. Autizmi ndryshon nga personi në person në llojin e simptomave të shfaqura si dhe në intensitetin e tyre, pikërisht edhe për këtë arsye quhet “spekter i crregullimit të autizmit”. Asnjëherë nuk mund të gjenden dy persona me këtë crregullim që janë plotësisht të njejtë për nga karaktersitikat e crregullimit. Asnjë fëmijë nuk shfaqet ose sillet në të njëjtën mënyrë. Simptomat mund të shkojnë nga të lehta në të rënda dhe shpesh ndryshojnë me kalimin e kohës. Autizmi zakonisht diagnostikohet për herë të parë në fëmijëri me shfaqje të shenjve më të dukshme që paraqiten rreth moshës 2-3 vjeç, por disa fëmijë me autizëm zhvillohen normalisht deri në moshën 1-2 vjec dhe pastaje ata ndalojnë të përvetësojnë aftësitë të reja ose të humbasin ato të fituara më parë. Disa “flamuj te kuq” që mund të tregojnë për mundësinë e crregullimit të spektrit të autizmit, njëkohësisht që mund të konsiderohen si shenjat e para të këtij crregulimit janë: mosreagimi në emër, shmangia e kontaktit me sy, nuk modelojnë sjellje të thjeshta, mund të reagojn në mënyrë të pazakont ndaj gjërave që mund të nuhasin, shijojnë ose prekin, interesimi për të luajtur me vetëm një lodër ose objekt të caktuar dhe mungesa e ndërveprimit në lojëra të thjeshta të tilla si loja “ pika bu”, mërzitja nga ndryshimet e vogla dhe shfaqja e sjelljeve të tilla si renditja e objekteve, lëkundja e trupit para-mrapa, rrotullimi apo lëvizja e duarve në formë përsëritëse. Në momentin që vërehen këto shenja, vlerësimi psikologjik është i domosdoshëm”, theksoi ajo për Familja Jonë.
Gashi theksoi se, përkundër studimeve të shumta, ende nuk janë identifikuar saktë shkaktarët e autizmit, edhe pse, sic shprehet ajo, mendohet se faktorët gjenetikë dhe mjedisorë kontribuojnë në shfaqjen e crregullimit.
“Përkundër studimeve të vazhdueshme të cilat bëhën , shkenctarët akoma nuk e kanë një përgjigje konkrete se cfarë e shkakton crregullimin e spektrit të autizmit. Konsiderohet që kombinimi i faktorëve gjenetikë me ata të ambientit kontribuojnë në shfaqjen e crregullimit. Një fëmijë ka më shumë gjasa që të diagnostifikohet me autizëm nëse në familje ka raste të tjera të tilla. Mirëpo, cka është e rëndësishme të cekët është që studimet kanë hedhur poshtë hipozat për shfaqjen e autizmit nga marrja e vaksinave apo nga qasjet ose metodat e ndryshme të prindërimit”, shtoi tutje Gashi.
Tutje, ajo përmendi edhe metodat e praktikueshme për autizmin, duke evidencuar kështu Analizën e Sjelljes së Aplikuar (APA), por edhe terapi të tjera, si: terapia e të folurit, terapitë sensorike dhe terapia e lojës.
Sipas Gashit, nëse përdoret interesimi specifik që personat me autizëm kanë, ka të ngjarë që ata të bëhën ekspertë të fushave të caktuara.
“Zakonisht fëmijët mbifokusohen në një interes të kufizuar dhe specifik, si psh mund të jenë tejet të interesuar në vetura, shkronja, numra, kafshë, muzikë etj. Nëse përdoret interesimi specifik i tyre dhe potenciali të cilin e kanë atëherë mund të zhvillohen shkathtësitë dhe aftësitë deri në masën që ata mund të jenë edhe ekspert të fushës specifike me interes për ta”, shpjegoi ajo.
Ndihma që duhet dhënë fëmijëve me autizëm duhet të jetë po ashtu e orientuar edhe nga aspekti i socializimit, kësisoj Gashi shpjegon se ofrimi i ndihmës përmes trajtimit si dhe inkluzioni në kopshte e shkolla mund të ndihmojë në modelimin dhe fitimin e aftësive të nevojshme sociale
Ajo nënvizoi që ky crregullim zhvillimor nuk mund të largohet, anipse, sipas saj, trajtimi i hershëm është është shumë i rëndësishëm për menaxhimin, reduktimin e simptomave të autizmit dhe zhvillimin e shkathtësive dhe aftësive të fushave të ndryshme zhvillimore në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetës së personave me autizëm, familjes së tyre dhe komunitetit.
“Autizmi është crregullim neurozhvillimor, është gjendje dhe nuk është sëmundje. Si i tillë crregullimi i spektrit të autizmit nuk mund të shërohet mirëpo mund të trajtohet. Sipas studimeve dhe pervojes sime intervenimi/trajtimi i hershëm është shumë I rëndësishëm për menaxhimin, reduktimin e simptomave të autizmit dhe zhvillimin e shkathtësive dhe aftësive të fushave të ndryshme zhvillimore në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetës së personave me autizëm, familjes së tyre dhe komunitetit”, shtoi ajo.
Për fund, Gashi tregoi se autizmi nuk zhvillohet te të rriturit, por, meqë autizmi është spektër, nuk përjashtohet mundësia që personat me autizëm me funksionim të lartë (high-function autism) të mos identifikohen dhe diagnostifikohen në fëmijëri. Kështu, në moshën madhore mund të mendojnë që kanë zhvilluar autizmin kur në të vërtet nuk është diagnoztifikuar në kohën e duhur. /familjajone