Burania me spinaq është një ndër pjatat fantastike kulinarisë sonë. Një gatim tradicional, i trashëguar brez pas brezi e që përherë mbetet ndër më të preferuarat e shqiptarëve.
Përbërësit: 700 g presh, 500 g mish i grirë, 100 g oriz, 1 lugë salcë, 4 vezë, vaj ulliri, kripë, piper dhe 500 ml ujë.
Përgatitja: Pastrojmë dhe presim preshtë në copa të vogla, i kaurdisim në tigan me pak vaj ulliri dhe kripë që të ulin volumin, shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë skuqjen, rregullojmë shijen me piper të zi dhe salcë. Shtojmë orizin, ujin dhe e vendosim në tavë baltë, e pjekim në furrë të parangrohur më parë me 180 gradë për 30 minuta, pastaj e nxjerrim hapim me lugë disa gropa të vogla dhe shtojmë vezët, e pjekim edhe disa minuta në varësi të shijes për vezët.
Living