E ngarkuara me punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka bërë të ditur se tashmë në Izrael kanë arritur tre fëmijët së bashku me nënat e tyre të cilët do të marrin trajtim mjekësor në shtetin e Izraelit.
Demiri përmes një postimi në Twitter ka falënderuar organizatën “Save a Child’s Heart” për mundësinë e shërimit të tyre.
“Dje fëmijët tanë së bashku me nënat e tyre arritën në Izrael, me emocione të përziera shqetësimi dhe shprese. Save Child’s Heart faleminderit për afrimin e zemrave dhe shpëtimin e tyre. Ambasada e Kosovës do të ketë një udhëtim të gjatë me Erandën, Rrustemin dhe Endritin gjatë qëndrimit të tyre në Izrael”, ka shkruar Demiri.