Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
8 gjërat që buzët po ju tregojnë për shëndetin tuaj

Duke qenë se buzët tona kanë më shumë një milionë nerva dhe janë më të ndjeshme se gjurmët e gishtërinjve, duhet t’i kushtojnë një rëndësi të veçantë.

Ndonjëherë ato mund të na sinjalizojnë probleme me shëndetin tonë, prandaj pse mos ta kapim në kohë dhe të parandalojmë përkeqësimin e mëtejshëm:

Të çara në cepat e buzëve tuaja

Kur pështyma bllokohet në cepat e gojës, ajo than lëkurën dhe krijon plasaritje. Lagështira në cepat e buzëve , krijon kushtet për infeksione. Infeksioni është shkaku më i zakonshëm i këtyre çarjeve. Nëse ndodh shumë shpesh, mos hezitoni te shkoni tek një mjek.

Buzë të thata dhe të çara

Tharja e buzëve tuaja mund të tregojë mungesë lagështie në pjesën tjetër të trupit. Mund të ndodhë edhe për shkak të temperaturës apo stresit. Në këtë rast, pini më shumë ujë dhe përdorni kremra hidratues. Gjithashtu, arsyeja e buzëve të çara mund të jetë një alergji. Ju lutem, kushtojini vëmendje nëse keni disa simptoma të tjera si kruajtje.

Gungë në buzë

Gungat e buzëve  mund të jenë të dhimbshme ose të pakëndshme, por shumicën e kohës ato mund të jetë padëmshme ose mund të zhduken pa ndonjë trajtim. Reagimet ndaj ushqimit gjithashtu mund të shkaktojnë këto probleme. Shumë shpesh ndodh që shkaku është një infeksion viral, si herpes dhe ka nevojë për trajtim të duhur mjekësor.

Skuqje rreth zonës së buzëve

Zakonisht shkaktohet nga buzëkuqet që vendosim, me efekte anësore tharje të lëkurës dhe skuqjen e saj. Me një krem hidratant kjo gjendje largohet shpejt.

Rrudha në buzën e sipërme

Nëse keni filluar të shihni shumë rrudha në buzën e sipërme, mund të ketë arsye fizike dhe emocionale. Kushtojini vëmendje zakoneve tuaja të këqija si stresi, konsumi i alkoolit dhe duhanit.

Ndryshim i ngjyrës së buzëve

Buzët blu mund të tregojnë qarkullimin e dobët të oksigjenit në gjak.  Buzët e bardha ose të zbehta mund të tregojnë anemi, e cila në të vërtetë kërkon kujdes mjekësor. Gjithashtu është e mundur që të keni nivel të ulët të sheqerit në gjak, probleme të qarkullimit të gjakut ose mangësi të vitaminave.

Buzë të fryra

Ënjtja mund të jetë një shenjë e një reaksioni alergjik. Nëse keni vënë re se buzët tuaja bëhen më të mëdha sa herë që përdorni disa produkte kozmetike, hiqni dorë prej tyre.

Pikat e zeza në buzë

Mund të ketë arsye të ndryshme për njollat e zeza në buzë dhe nuk duhet t’i injoroni ato. Mundësia më e mirë është t’i diagnostikoni ato duke shkuar tek një mjek. Hiperpigmentimi është një gjendje e zakonshme që mund të shkaktojë njolla kafe. Ju mund ta vini re atë jo vetëm në buzët tuaja, por edhe në faqe, hundë dhe ballë. Pikat e diellit gjithashtu mund të jenë një arsye. Nëse keni njolla të tilla në buzë duhet patjetër të konsultoheni me një mjek.

Youtube

Arkiva

Kategoritë