Ortomedica Hospital është spitali i parë jo publik në Prizren, i cili operon tashmë më shumë se 5 vite. Në këtë spital ofrohen shërbime të Kirurgjisë dhe Ortopedisë.
Ky spital në krye me doktorin nga Turqia Dr. Evren Fehmi Atay specialist i ortopedisë dhe traumatologjisë që nga periudha e hapjes së tij ka realizuar një numër të madh të operacioneve dhe ka ndihmuar pacientët për nevojat e tyre.
Ortomedica Hospital ja arriti që të ngrit në këmbë djaloshin nga Fieri pas 13 vitesh në karrocë, sikur dhe shumë raste të tjera të ngjashme. Përveç kësaj spitali Ortomedica, ka ofruar të gjitha shërbimet falas për Orgiton duke përfshirë edhe fizioterapinë falas.
Pak kohë më parë në emisionin BOOM u transmetua rasti i Orgitos, djalit 13-vjeçar që prej shume vitesh jeton në karrocë.
Menjëherë pas bërjes publike të këtij rasti, drejtoresha e Spitalit Ortomedica në Prizren, Donjetë Ahmetaj, ka kontaktuar familjen për t’i dhënë lajmin e mire se ky spital do të marrë përsipër operacionin e djalit.
Drejtoresha e Ortomedica: Do të preket 18 muskuj dhe në disa kocka. Të gjithë do të bëhen në një seancë. Do të qëndrojë 6 javë në allci, pastaj do të bëjë një fizioterapi për 1 muaj dy herë në ditë.
Mamaja: Mjeku i ka dhënë shumë shpresa. Ai na ka dhënë shpresë që do të bëhet i zoti i vetës dhe do të ecë. I thash djalit që do të ngrihet në këmbë, ai e puthi nga duart doktorin.
Mjeku: Unë besoj se zoti është gjithmonë pranë fëmijëve dhe Orgito si një djalë i pafajshëm do të fitojë atë që meriton dhe do ta shohim në këmbë.
Kanë kaluar katër muaj dhe ëndrra e prindërve te Orgitos që të shihnin djalin të ecte u bë realitet.
Pas operacionit të suksesshëm dhe fizioterapisë intensive për disa muaj rresht 13-vjeçari nga Fieri ka filluar të hedhë hapat e parë.
Spitali Ortomedica ofron edhe shumë shërbime të tjera cilësore, prandaj një operim i tillë i suksesshëm nuk është i vetmi për stafin shëndetësor atje.
Për probleme të tilla, si: dhimbje të gjunjëve, dhimbje të shpinës, dhimbje të kërdhokullave, dhimbje të supeve, dhimbje të bërryleve, dhimbje të kyqeve të këmbëve e të duarve ,trajtim të tumoreve të eshtrave, riparimin të deformimeve, thyerje të ekstremiteteve e shumë ankesa të tjera, duhet të drejtoheni të një vend: Ortomedica Hospital-Prizren./FamiljaJonë/
Për termine të vizitave ju lutem kontaktoni në këto numëra telefoni: +383 49 321 400 dhe +383 29 222 600, termini paraprak është i detyrueshëm.
“Ortomedica Hospital” – Aty ku rruga drejtë një jete të shëndetshme është shumë e shkurtër.
Shikoni video më poshtë: