Kosovarja F.B ka vdekur në Zvicër, pas një jave në kujdesin intensiv, shkruan media zvicerane ’20 minuten’.
Më 12 mars, dyshohet se ndodhi një konfilikt mes çiftit N.B dhe F.B që përfundoi me dhunë fizike.
Gjithçka ndodhi në shtëpinë e tyre në Schafisheim. Çifti kishte tre fëmijë nga lidhja bashkëshortore, ndërsa njëra nga vajzat kishte lajmëruar rastin e dhunës në familje.
Burri 46-vjeçar nga Kosova është arrestuar dhe do të jetë në paraburgim për 3 muaj.
Fqinjët e çiftit kosovar thonë se janë të befasuar me ngjarjen, ngase ata shquheshin për raportet e mira ndërmjet vete.