Kërcelli jeshil i bargjanit përdoret në mjekësi në sëmundjet e veshkave dhe fshikëzës (pezmatimi i traktit urinar, fshikëzës së urinës), si një terapi ndihmëse për gurët e vegjël në veshka, në gjakrrjedhje, si diuretik, etj.
Kjo bimë unike, e cila ka sasinë më të madhe të silicit organik që mund të gjendet diku, njihet edhe me emërtimet si bishtkali, ose këputja e arave, transmeton Telegrafi.
Për të përgatitur çaj për të forcuar nyjat, derdhni 200 ml ujë në një enë të smaltuar.
Kur të vlojë, shtoni një lugë të plotë bargjani të thatë.
Lëreni të qëndrojë tri orë dhe pastaj kullojeni dhe e pini.
Nëse do të pini çdo të dytën ditë gjatë 20 ditëve, do të forconi nyjat, gilcat, ligamentet, kërcet, eshtrat dhe thonjtë.
Ky çaj forcon indin lidhor, stimulon rigjenerimin e kolagjenit në trup, forcon metabolizmin, pastron trupin nga kolesteroli i tepërt dhe toksinat.
Kinezët e përdorin si një ilaç për inflamacionet e syve (konjunktiviti dhe çrregullimet e korneas), për dizenteri, grip, hemorroide etj.
Bima është rekomanduar gjithashtu për anemi dhe dobësi të përgjithshme. Ajo është përdorur për të trajtuar dëmtimin e thellë të mushkërive si tuberkulozi ose emfizema.
Nuk rekomandohet për pacientët me sëmundje veshka dhe gratë shtatzëna.