Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Në Spitalin e Pejës 91 pacientë me koronavirus, prej tyre 63 në oksigjeno-terapi

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar aktualisht 91 pacientë me koronavirus.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, tre pacientë janë në respirator (CPAP), 63 pacientë janë në oksigjeno terapi, ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Katër pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 220 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Katër lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dy lindje ka qenë normale dhe dy me prerje cezariane. Janë lindur katër foshnje, një i gjinisë mashkullore dhe tre të gjinisë femërore.

261 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,700 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.

Youtube

Arkiva

Kategoritë