Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
11,736 raste aktive me koronavirus në Kosovë, Krasniqi thotë se gjendja është duke u rënduar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 79.793 raste nga 370.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.736 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 342 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 66.321 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.736.

Një ditë më parë drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se gjendja me COVID-19, dita ditës është duke u rënduar dhe se po rriten kërkesat për hospitalizim.

Ai tha se janë 36 pacientë në gjendje kritike, nga 780 sa janë gjithsej duke u trajtuar nëpër spitalet rajonale dhe QKUK.

Po ashtu, Krasniqi njoftoi se është marrë vendim që të kërkohet nga Qeveria e Kosovës që të zgjerohen kapacitetet e SHSKUK-së për hospitalizimin e pacientëve me koronavirus. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë