Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjendet i vdekur personi që vrau gruan 6-javëshe shtatzënë në Fier

Demokrat Medinaj, 29-vjeç, është gjetur i vdekur në deponinë e Fierit.

Personi në fjalë është autori i krimit në familje, i cili mbrëmjen e djeshme vrau me thikë bashkëshorten e tij Irvana Hyka, 28-vjeçe, në banesën ku jetonte në lagjen “Sheq i madh” në Fier.

Ndërkohë policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”.

Ai ishte shpallur në kërkim pikërisht për vrasjen e bashkëshortes së tij.


Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjekoligjore më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Demokrat Medinaj dhe Irvana Hyka lanë pas dy fëmijë të mitur, ndërsa familjarët kanë konfirmuar se gruaja tashmë e ndjerë ishte në pritje të një fëmije tjetër pasi ishte 6- javësh shtatzënë. /TCH/

Youtube

Arkiva

Kategoritë