81 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku 11 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Dy pacientë janë me respiratorë dhe 53 të tjerë në oksigjeno-terapi.
Në raportin 24-orësh të këtij spitali gjithashtu bëhet e ditur se janë shëruar pesë persona nga koronavirusi.
225 persona kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe janë kryer dy lindje. /familjajone