Gastroenterologu i njohur, Dr. Visar Zekaj, në faqen e tij në Facebook, ka treguar për një rast mjaft të rrallë të një pacientës së tij.
Kjo e fundit është paraqitur në ordinancën e tij me të vjella dhe dhimbje barku, ku pas ekzaminimit me ekografi i është gjetur një formacion tumorial në bisht të pankreasit me disa despozita sekondare në mëlci.
“Pacientja femër lajmerohet për herë të parë në vizitë tek unë me dhimbje barku që zgjerohen në shpinë, nuk mund të ushqehet si duhet, tug, mundim për vjellje, vjellje pas çdo ushqimi me humbje peshe. Dhimbjet i kanë filluar që dy vite, poashtu nga atëherë i është lajmëruar sëmundja e sheqerit të cilën e ka trajtuar me antidiabetik oral. Nga ajo kohë ka pasur edhe probleme me pagjakësi për çka ka bërë kontrolla për menagjimin e anemisë. Pas ekzaminimit ekografik të bërë shifet formacion i madh tumoral në trupin dhe bishtin e pankreasit me disa depozite sekondare në mëlçi. I kërkova të bëjë edhe TK të abdomenit e cila ishte e njejtë me përshkrimin tim ekografik”, shkruan ai në Facebook, përcjell Familja Jonë.
Sic e thekson edhe Zekaj në këtë postim, gruaja në fjalë vuante edhe nga sëmundja e sheqerit.