Gjatë ditës së sotme, në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK është pranuar një pacient me probleme serioze me kollë, ashtu që, pas bronoskopsisë, nga organizmi i pacientit është larguar një pjesë e ushqimit që ka penguar organet e frymëmarrjes.
Pulmologu Shpetim Thacin së bashku me ndihmësen, Dafina Ramajn, intervenuan me sukses në organizmin e pacientit duke ia larguar edhe kollën.
Vetë Thaci e pranon se një rast të tillë nuk e ka provuar kurrë më parë.
“Pacienti vjen me probleme të medha të kollës , pas realizimit të bronkoskopise urgjente vërehet trupi i huaj i cili largohet .
Rasti i parë për mua”, shkroi ai në Facebook, përcjell Familja Jonë.
I kontaktuar nga Familja Jonë, Thaci tregon se gjendja e pacientit është shumë e mirë dhe i njëjti është liruar për në shtëpi. Ndërsa shpjegon se ky komplikim në frymëmarrje ka ndodhur gjatë kohës kur pacienti ka qenë duke ngrënë bukë, kësisoj një pjesë e ushqimit ka bllokuar organet e frymëmarrjes.