Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Bie nga një lartësi, vdes punëtori në Prishtinë

Një person ka vdekur të hënën pasi është rrëzuatr nga lartësi gjatë kohës sa ishte duke punuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:14 në lagjen Veternik të Prishtinës.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa kishte qenë duke punuar është rrëzuar nga një lartësi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes është dal edhe prokurori kujdestar, me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërkaq, tutje në raport thuhet se i dyshuari, pronar i lokalit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtës për 48 orë. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë