Dje në Gjakovë një grua e cila punon si kuzhinere në një restorant, ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga pronari i restorantit.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se arsyeja e sulmit është pasi pronari kishte akuzuar viktimën për vjedhje brenda restorantit.
“Gjakovë 24.02.2021 – 09:15. Viktima kosovare (grua) ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga shefi i saj, pronar i restorantit, në të cilin ajo punon si kuzhiniere. Arsyeja e sulmit është pasi pronari kishte akuzuar viktimën për vjedhje brenda restorantit. I dyshuari është arrestuar dhe, me konsultim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”.