Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ky është buzëkuqi më i shtrenjtë në botë

Shumë gra do të bien dakord që pa marrë parasysh sa buzëkuq përmban koleksioni i tyre, buzëkuqi nuk është kurrë i mjaftueshëm, e lëre më shumë.

Kjo nuk është për t’u habitur duke marrë parasysh se në sa nuanca të ndryshme vjen ky produkt, sa në mënyrë efektive ngre vetëbesimin dhe thekson joshjen.

Kur gjithë kësaj i shtohet një cilësi e lartë dhe dizajn luksoz, nuk është me të vërtetë çudi që shumë prej nesh janë të gatshëm të shpenzojnë një pasuri të vogël për buzëkuq.

Sidoqoftë, pak pasuri që mendojmë dhe pak pasuri që fshehim në çmimin e buzëkuqit më të shtrenjtë janë dukshëm të ndryshme.

Padyshim, H. Couture Beauty Diamond Lipstick prej 14 milionë dollarësh është buzëkuqi më i shtrenjtë në botë që një grua mund të ketë, shkruan KP.

Fatkeqësisht, për shkak të çmimit të tij, nuk është në dispozicion për një numër të madh të zonjave.

Është jashtëzakonisht hidratues dhe i qëndrueshëm, por duhet të pranojmë që shtëpia e diamantit “vodhi shfaqjen”. Ky buzëkuq vjen në një set me një maskara luksoze.

Youtube

Arkiva

Kategoritë