Numër i madh i qytetarëve më të drejtë vote mesditën e së dielës ia kanë mësyrë shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Masat anti-Covid nuk respektoheshin, duke u krijuar radhë të gjata.
Xhelal Rrmoku ka thënë se distanca dhe masat e tjera anti-Covid nuk janë respektuar.
Ai ka thënë se nga këto zgjedhje pret ndryshime të mëdha.
Edhe Isuf Gashi, ka qenë i zhgënjyer që nuk janë duke u respektuar masat, raporton EO.
Ai madje ka thënë se grumbullimi i madh i njerëzve do të praqet rrezik për rritje të infektimeve.
Ndërsa menaxherja e kësaj qendre të votimit nuk ka pranuar të flasë para kamerës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, sipas të cilës janë 1 milion e 794 mijë e 862 votues.
Numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje, që do të votojnë për herë të parë pasi kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve të vitit 2019 është 49 mijë e 198 votues.
Ndërsa numri i atyre që nuk kanë qenë në listën votuese të atyre zgjedhjeve, e të cilët konsiderohen të regjistruar për herë të parë në regjistrim qendror civil mes dy palë zgjedhjesh është 10 mijë e 433 votues.