Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
MSH: Nuk ka rregulla të reja për diasporën, vendimi për testin PCR është i para disa muajve

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka sqaruar qytetarët se vendimi për diasporën për testin PCR për COVID-19, është marrë para disa muajsh, dhe nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket këtij vendimi.

MSH përmes një reagimi thotë se shpreh keqardhjen e saj për manipulim në opinion nga individë të papërgjegjshëm.

“Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhjen e saj për manipulimin në opinion nga individë të papërgjegjshëm dhe me qëllime të caktuara që po i bëhet vendimeve të fundit të Qeverisë lidhur me masat anticovid. Në këtë mes, shquhet tendenca për të manipuluar me diasporën si target grup, ne emër të gjoja vendimit të “ri” për PCR teste me rastin e ardhjes në Kosovë. Testi PCR negativ nuk është vendosur në vendimin e djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por ka qenë pikë e çdo vendimi të kësaj qeverie rreth Covid -19”, thuhet në sqarim.

Tutje, MSH ka publikuar edhe disa linqe  rreth vendimit ku mund t’i shihni duke klikuar KËTU .

Ndryshe, qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë