Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 64 pacientë me koronavirus.
Sa i përket gjendjes së pacientëve 45 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe tre pacientë janë në respirator (CPAP).
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 254 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Dy lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, një normale dhe një me prerje cezariane. Kanë lindur dy foshnje.
256 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3764 analiza ndërsa janë kryer 12 operacione.