Një punëtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Famijare në Klinë është sulmuar fizikisht.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 23:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e kishte sulmuar fizikisht në vendin e punës viktimën mashkull kosovar (punëtor teknik)”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.