Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse tërë kohën keni të ftohët dhe si ta ndalni këtë?

Të gjithë e ndjejmë të ftohtin dhe nxehtin ndryshe, por disa njerëz vazhdimisht e kanë të ftohët dhe nuk e kanë idenë se përse ndodh kjo.

Gjëndra juaj tiroide mund të mos jetë duke funksionuar mirë

Hipotiroidizmi është sëmundje ku gjëndra tiroide nuk është duke prodhuar mjaftueshëm hormon dhe kështu shpie në intolerancë të të ftohtit.

Hormonet tiroide ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit dhe temperaturës, ndërkaq kur kemi mungesë të tyre ne e kemi të ftohët tërë kohën.

Simptomat tjera të hipotiroidizmit përfshijnë lodhjen dhe pulsin e ulët të zemrës.

Nuk jeni duke konsumuar mjaftueshëm ujë

Uji e shpejton metabolizmin, duke e ndihmuar trupin ta tretë ushqimin dhe të krijojë energji dhe nxehtësi. Nëse jeni të dehidratuar, ju keni mungesë të asaj energjie dhe nxehtësie që e ngrohë trupin.

Mund të keni anemi

Anemia është sëmundje tjetër mjekësore e cila mund t’ju bëjë të keni të ftohët në duar dhe këmbë.

Anemia ndodh kur trupi ka mungesë të qelizave të kuqe të gjakut të cilat e bartin oksigjenin në organe dhe inde.

Ekziston anemia e mungesës së hekurit që ndodh gjatë shtatzënisë, menstruacioneve apo humbjes së gjakut; dhe anemia e mungesës së vitaminave që shkaktohet nga ushqyerja e keqe.

Simptomat tjera të anemisë përfshijnë zverdhjen e lëkurës, rritjen e pulsit të zemrës, lodhjen, dhimbjet e kokës, etj.

Mungesa e gjumit

Gjumi i mirë është tejet i rëndësishëm për rregullimin e temperaturës së trupit, prandaj, nëse veç jeni duke pasur të ftohët vazhdimisht, arsyeja mund të jetë e thjeshtë – gjumi!

Vuani nga nënpesha

Kur jeni nënpeshë, ju thjesht nuk keni mjaftueshëm yndyrë trupore për t’ju mbrojtur nga i ftohti.

Nëse jeni duke humbur peshë me qëllim dhe duke i zvogëluar kaloritë që i konsumoni, atëherë kjo ndikon në metabolizëm dhe rregullim të temperaturës. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë