Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të kujdesemi në mënyrën e duhur për lëkurën me puçrra?

Është menduar prej kohësh që puçrrat nuk duhet të trajtohen nëse nuk janë të bezdishme

Është një gjë normale në pubertet, kështu është dhe te fëmijët,

Sidoqoftë, ata duhet të trajtohen dhe sa më shpejt që pacientët e vegjël të shkojnë te mjeku dhe sa më herët që të aplikohet terapia, mund të ndalohet ose lehtësohet progresi i mundshëm në disa forma më të rënda.

Gjithsesi duhet të shkohet te dermatologu, i cili do të caktojë terapinë, mbase edhe do të përcaktojë edhe pastrim mekanik të fytyrës.

Aknet mund të paraqiten në formë të vetëm disa pikëzave ose puçrrave të kuqe, zakonisht në fytyrë, por ato mund të arrijnë edhe deri në qindra sosh, të jenë më të mëdha, të forta dhe të dhimbshme, dhe përveç fytyrës të dalin edhe në qafë, gjoks dhe në shpinë.

Shpeshtësia e paraqitjes së akneve arrin kulmin rreth moshës 17 deri në 19 vjeçe. Te shumica e personave aknet largohen kur ata arrijnë në mesin e të 20-tave, megjithatë disa njerëz me lëkurë të ndjeshme mund ta kenë këtë problem deri në vitet e 40-ta.

Për secilin pacient terapia është e veçantë.

Kura e lëkurës me puçrra

Paraqitja e akneve mund të ndikojë edhe në gjendjen emocionale, veçanërisht te të rinjtë. Disa persona kanë më shumë akne por nuk shqetësohen nga to, derisa të tjerë edhe pse kanë vetëm disa, ndjehen të turpëruar dhe të zemëruar.

Megjithatë, lajmi i mirë është se sot ka trajtime të mira të cilat mund t’ju ndihmojnë të largoni me sukses aknet dhe ta parandaloni paraqitjen e tyre.

Kura e lëkurës është ndihmëse shumë e mirë në vetë terapinë. Kura e lëkurës së tillë duhet të bëhet së paku dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje – ato janë kryesisht xhele, losione, qumësht për pastrim të lëkurës.

Sot në barnatore kemi zgjedhje shumë të mirë të kozmetikës së lëkurës nga prodhues të shumtë që kanë një gamë të plotë të produkteve.

Pas pastrimit të fytyrës, duhet të vendoset në lëkurë një krem hidratues për lëkurën me puçrra, nëse nuk aplikohet ilaç.

Youtube

Arkiva

Kategoritë