Po, është e mundur të përgatitet një tortë vetëm me tre përbërës: vezë, djathë dhe çokollatë të bardhë. Pa miell e maja. Le ta provojmë së bashku.
Përbërësit:
100 gr djathë kremoz i ëmbël
120 gr çokollatë e bardhë
3 vezë
Përgatitja:
Ndezim furrën në 170 gradë.
Marrim vezët në temperaturën e ambientit dhe ndajmë të verdhat nga të bardhat.
I vendosim të bardhat në frigorifer.
Shkrijmë çokollatën në banjëmari ose mikrovalë për disa sekonda.
Ndërkohë marrim të bardhat e vezëve dhe i rrahim marengë.
Në një enë shtojmë çokollatën e shkrirë dhe kremin e djathit duke i përzier mirë.
Tani mund të shtojmë edhe të verdhat (të cilat nuk i rrahim) duke i përzier me një spatul.
Së fundi shtojmë të bardhat e vezëve të rrahura marengë duke i përzier me shumë kujdes.
E hedhim masën në një formë për torta me diametër 22-24 cm
E vendosim tortën në furrë dhe e mbushim tavën që ka vetë furra me ujë në mënyrë që të krijohet avull.
E pjekim për 15 minuta në 170 gradë, më pas e ulim temperaturën në 160 gradë edhe për 15 minuta të tjera. Më pas e fikim furrën dhe e lëmë tortën brenda edhe për 15 minuta të tjera.
Burimi: Living