Një pjesë e vaksinave kundër COVID-19 të blera prej kompanisë Pfizer nga qeveria do të vijnë sot në Shqipëri.
Njoftimin e kishte bërë dy ditë më parë kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Korçë.
Sipas tij, vendi do të marrë një pjesë nga 500 mijë dozat e porositura.
“Jam shumë optimist që nga pikëpamja e kapaciteteve si doza nuk do të ketë mungesa”, kishte thënë Rama, duke njoftuar gjithashtu se është pranë finalizimit edhe të një marrëveshjeje me Astra/Zeneca. /TCH/