Sot ka filluar ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Mamushë.
Lajmin e bëri të ditur vetë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook.
Postimi i tij i plotë
Sot, filloi ndërtimi i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mamushë, realizim i memorandumit të nënshkruar kohë më parë, me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Presim aftësimin sa më të shpejtë të këtij objekti shumë të rëndësishëm shëndetësor për Mamushën dhe fshatrat përreth duke shtuar edhe hapësirat, personelin dhe pajisjet mjekësore.
Komuniteti i kësaj ane, ka kontribuar në fuqizimin e shtetësisë së Kosovës, zbatimin e barazisë e mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve në shtetin tonë. Urime!