Prishtina sërish prin për nga numri i të infektuarve me koronavirus në nivel komunash në Kosovë.
85 raste janë regjistruar në kryeqytet gjatë raportit njëditor të lëshuar nga IKShPK.
Të infektuar ka edhe në komuna tjera, si: Prizren 41 raste, Mitrovicë 34 raste, Podujevë 30 raste, Suharekë 29 raste, Ferizaj 18 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Klinë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Shtime 6 raste, Deçan 5 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.