71 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku 10 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
51 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe tre të tjerë janë me respiratorë.
Në raportin 24-orësh gjithashtu bëhet e ditur se janë shëruar dy persona nga kjo sëmundje.
199 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe janë kryer pesë lindje. /familjajone