A e dini se mënyra se si ushqeheni mund t’ju bëjë të ndiheni më keq sesa ndiheshit kur ishit të uritur?
Një studim nga Universiteti Shtetëror në Pensilvani arriti në përfundimin se shprehitë e pashëndetshme të të ngrënit mund ta bëjnë një femër nervoze pas racionit.
Shprehitë e pashëndetshme të ngrënies përfshijnë ngrënien e tepërt, humbjen e kontrollit mbi ushqimin dhe kufizimin e marrjes së ushqimit – pra të gjitha këto shprehi ndaj të cilave nganjëherë nuk jemi imune dhe që kanë një efekt të dëmshëm te femrat të cilat luftojnë me peshën e tepërt.
Hulumtimet kanë treguar se, në kundërshtim me besimin popullor, ushqimi nuk do të na bëjë domosdo të ndihemi më mirë, veçanërisht nëse është fjala për shumicën e ushqimeve të pashëndetshme.
Në të vërtetë, 131 femra midis moshës 18 dhe 30 vjeç, të cilat morën pjesë në studim, numëruan kaloritë dhe regjistruan përgjigje për pyetje të ndryshme në lidhje me gjendjen shpirtërore dhe zakonet e ngrënies gjatë ditës.
Rezultatet kanë treguar që nuk ka pasur ndryshime të mëdha në humorin e tyre para se të kenë ngrënë diçka të pashëndetshme.
Pra, ky studim tregon lidhjen midis emocioneve dhe ushqimit, ndërkaq rezultatet e tij mund të ndihmojnë në kuptimin më të mirë të rolit të humorit në zhvillim, madje edhe në ruajtjen e shprehive të pashëndetshme ushqimore.