Disa ushqime janë sabotues të seksit të shkëlqyeshëm, pos që ulin nivelin e testosteroneve, janë të pasura me yndyra prandaj pengojnë qarkullimin e gjakut apo krijojnë fryrje
Zbuloni se çfarë do të duhej të eliminoni nga menyja për të pasur net më pasiononte, transmeton Telegrafi.
Meqenëse aroma mbyt romantikën, nuk rekomandohet që para seksit ta përmirësoni me pepermint. Peperminti ul nivelin e hormonit gjenital të testosteronit i cili ka funksion libidoje.
Prandaj, para seksit duhet të shmangi bonbonet dhe posaçërisht çamçakëzët, sepse duke u përtypur përpini shumë ajër, prandaj krijohen gazra të pakëndshme.
Tonik
Pijet e gazuara shkaktojnë fryrje dhe gazra, por zgjedhja më e pafavorshme e të gjithave është toniku. Përmban kininë, një përbërës që i jep tonikut një shije të hidhur dhe mund të zvogëlojë nivelet e testosteronit dhe madje të ndikojë në cilësinë e spermës, pohon mjekja amerikane dhe terapistja e seksit Jacqueline Richard. Një zgjedhje më e mirë janë çajrat e pa ëmbëlsuar që ngrenë humorin dhe përmirësojnë qarkullimin, gjë që rrit mundësinë e orgazmës.
Patatet e skuqura
Përderisa ushqimet e shpejta (hot dog) ndikojnë në qarkullim, patatet e skuqura janë të pasura me trans-yndyra që ndikojnë negativisht në nivelet e testosteronit. Patatet e skuqura të kripura veçanërisht nuk rekomandohen për meshkujt që kanë probleme me presionin e lartë të gjakut sepse këto yndyra mund ta bëjnë më të vështirë mbajtjen e ereksionit.
Tofu
Ky specialitet vegjetarian është i pasur me fitoestrogjen, një substancë bimore e ngjashme me hormonin seksual femëror estrogjenin. Estrogjeni i tepërt tek gratë dhe burrat ndikon në epsh dhe zvogëlon dëshirën për seks, shkruan Woman’s Day.
Alkooli
Edhe pse një gotë verë mund të jetë stimuluese, shumë alkool zvogëlon shanset në dhomën e gjumit. Studimet kanë konfirmuar se alkooli ndikon në mirëmbajtjen e ereksioneve tek meshkujt. Përveç kësaj, alkooli zvogëlon ndjeshmërinë ndaj prekjes, gjë që zvogëlon mundësinë e orgazmës.
Bollgur
Bollguri në sasi të moderuara stimulon prodhimin e hormoneve të lumturisë, por më shumë ka efekt të kundërt. Zvogëlon dëshirën për seks. Përveç kësaj, mielli i tërshërës është i pasur me fibra të cilat mund të shkaktojnë gazra të pakëndshëm.
Pijet energjike
Pijet energjike e rrisin energjinë shumë shpejt, gjithashtu mund të rezultojnë në rënie të humorit në dhomën e gjumit. Përveç kësaj, kombinimi i sheqerit dhe kafeinës mund të ulë nivelet e testosteronit dhe kështu të zvogëlojë dëshirën për seks. Prandaj, nuk rekomandohet të pini pije energjike para se të përfshiheni në lojëra dashurie.