Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Studimi i ri:Covid-19 lidhet me rrezikun e sëmundjeve mendore

Një në tetë njerëz që kanë pasur Covid-19 janë diagnostikuar me sëmundjen e tyre të parë psikiatrike dhe neurologjike brenda gjashtë muajve të testuar pozitiv me virus. Sipas një analize, numri i madh të provave që tregojnë se ndikimi i virusit në shëndetin mendor dhe çrregullimet e trurit nuk bën të injorohet.

Analiza e cila do rishikohet ende, gjithashtu zbuloi se shifrat u rritën një në tre persona kur u përfshinë edhe ata qe kishin histori të mëparshme të sëmundjeve psikiatrike ose neurologjike.

Një në nëntë pacientë u diagnostikua gjithashtu me probleme si depresioni ose goditja në tru, pavarësisht se nuk kishin shkuar në spital kur kishin Covid-19, gjë që ishte e habitshme, ka thënë autori kryesor, Dr. Max Taquet nga departamenti i psikiatrisë në Universitetin të Oksfordit.

Studimi ka përdorur të dhënat elektronike të shëndetit për të vlerësuar 236,379 pacientë të shtruar ose jo të shtruar në spital në Amerikë, që ishin diagnostikuar me Covid-19 dhe që mbijetuan, duke i krahasuar ata me një grup të diagnostikuar me grip dhe një grup tjetër të diagnostikuar me infeksione të traktit respirator midis 20 janarit dhe 13 dhjetorit 2020.

Kjo analizë e cila kishte llogaritur edhe faktorët e rrezikut si mosha, seksi, raca, gjendjen themelore fizike dhe mendore, privimet socialo-ekonomike erdhi në përfundim se ndikimi neurologjik ose psikiatrik pas Covid brenda gjashtë muajve ishte 33.6%. Gati 13% morën diagnozën e tyre të parë të tillë.

Të dhënat shtojnë detaje për hulumtimin e mëparshëm nga Taquet dhe të tjerët që treguan se pothuajse një në pesë njerëz që kanë pasur Covid-19 diagnostikohen me një çrregullim psikiatrik brenda tre muajve nga testimi pozitiv për virusin.

Në analizën e fundit, studimi zbuloi se shumica e diagnozave ishin më të zakonshme pas Covid-19, sesa pas gripit ose infeksioneve të tjera të frymëmarrjes- duke përfshirë goditje në tru, gjakderdhje akute brenda kafkës ose trurit, çmenduri dhe çrregullime psikotike.

Në përgjithësi, Covid-19 shoqërohej me rritjen e rrezikut të këtyre diagnozave, por incidenca ishte më e madhe tek pacientët që kërkuan trajtim spitalor, dhe dukshëm kështu tek ata që zhvilluan sëmundje të trurit.

Pyetja ishte sa kohë mund të vazhdojnë këto kushte pas diagnozës. “Unë nuk mendoj se kemi ende një përgjigje për këtë pyetje”, ka thënë Taquet.

Ai shtoi: “Për diagnozat si një goditje në tru ose një gjakderdhje intrakraniale, rreziku ka tendencë të ulet në mënyrë dramatike brenda gjashtë muajsh… por për disa diagnoza neurologjike dhe psikiatrike nuk kemi përgjigje kur do të ndalet”.

Mundësia që një pjesë e pacientëve, të cilëve u është dhënë diagnoza psikiatrike ose neurologjike pas Covid-19 të kishin sëmundjen themelore që thjesht nuk ishte diagnostikuar më parë, nuk mund të përjashtohej plotësisht – por analiza tregoi se nuk ishte kështu.

Pacientët me grip dhe infeksione të tjera të frymëmarrjes vizituan mjekun e tyre më shpesh sesa pacientët me Covid-19, ka shtuar ai, duke theksuar se diagnozat si gjakderdhja intrakraniale ose goditja në tru nuk mund të fshiheshin për shumë kohë dhe zakonisht diagnostikoheshin në dhomat e urgjencës.

Edhe pse studimi nuk provon që Covid-19 qëndron drejtpërdrejt pas këtyre gjendjeve psikiatrike dhe neurologjike, hulumtimet që sugjerojnë se virusi mund të ketë një ndikim në tru dhe sistemi nervor qendror po shfaqet.

Analiza gjithashtu duhet të interpretohet me kujdes, duke qenë se është e mundur që hyrja e parë e një diagnoze në bazën e të dhënave elektronike mund të mos përfaqësojë shfaqjen e parë të gjendjes. Të dhëna të tilla gjithashtu zakonisht mungojnë në informacione të tjera të rëndësishme si dendësia e strehimit, madhësia e familjes, punësimi dhe statusi i imigracionit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë