Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka shpërndarë sot këshillat më të reja të mjekëve sa i përket shërimit të pacientëve të infektuar me COVID-19, përfshirë ata që shfaqin simptoma prej kohësh edhe pas shërimit.
Gjithashtu ka njoftuar se u rekomandon përdorimin e barnave në doza të vogla, kundër mpiksjes së gjakut, transmeton Telegrafi.
Siç raporton Reuters, zëdhënësja e OBSH-së, Margareth Harris, ka konfirmuar në konferencën e sotme për gazetarëve në Gjenevë, se ekipi i ekspertëve nga OBSH-ja që aktualisht gjendet në qytetin kinez Wuhan për të shkak të zbulimit të origjinës së virusit, do të duhej të braktisin qendrën e karantimit për të vazhduar me punën e tyre.
Harris ka refuzuar të komentoj raportimet për shtyrjen e vaksinimit në vendet e Bashkimit Evropian.
Ajo shfrytëzoi rastin për të theksuar se nuk ka të dhëna konkrete, ku prioritet i OBSH-së mbeten punonjësit shëndetësorë në të gjitha vendet – dhe shpreson që në 100 ditëshin e parë të këtij viti të vaksinohen ata.