Në një konferencë për shtyp, kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje se gjermanët duhet ta marrin seriozisht përhapjen e variantit të ri të Covid-19.
Ajo shtoi se mutacioni i ri është një kërcënim dhe kjo e bën më të vështirë menaxhimin e situatës pandemike në vend shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“Mutacioni i virusit është një kërcënim.”
“Mutacioni është më infektues sesa kemi njohur vitin e kaluar dhe kjo e bën të vështirë menaxhimin e situatës pandemike”, tha kancelarja.
Kancelarja iu bën thirrje qytetarëve që ta marrin seriozisht variantin e ri të Covid-19.
“Unë i nxis njerëzit ta marrin seriozisht.Përndryshe është e vështirë të parandalojmë valën e tretë”, shtoi ajo.
Sipas Institutit Robert Koch, vendi shënoi mbi 20 mijë raste pozitive dhe 1,013 viktima brenda 24 orëve të fundit.