Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Nga lëkura te sistemi imunitar: Përfitimet dhe efektet anësore të trëndafilit të egër

Trëndafili i egër është përdorur për shekuj me radhë në mjekësinë tradicionale dhe popullore për vetitë anti-inflamatore dhe lehtësuese të dhimbjeve

Disa nga përfitimet e tij më të njohura:

Sistemi imunitar

Krahasuar me frutat dhe perimet, trëndafili i egër ofron një nga nivelet më të larta të vitaminës C. Kjo vitaminë, së bashku me përbërësit e tjerë në çajin e trëndafilit, ndihmon në forcimin dhe mbrojtjen e sistemit imunitar.

Shëndeti i zemrës

Konsumimi i trëndafilit të egër mund të përmirësojë shëndetin e zemrës duke ulur kolesterolin dhe presionin e gjakut.

Diabeti

Studimet te brejtësit thonë se ekstrakti i trëndafilit të egër ka efekt anti-diabetik, por nuk është konfirmuar ende te njerëzit.

Dhimbjet e artritit

Osteoartriti është një nga llojet më të zakonshëm të artritit, që prek përkatësisht afro 10% dhe 13% të burrave dhe grave mbi moshën 60 vjeç. Studimet thonë se trëndafili i egër mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave.

Trëndafili i egër mund të ndihmojë në humbjen e yndyrës. Nevojiten studime më të hollësishme, por hulumtimet te kafshët e kanë treguar këtë përfitim.

Përfitimet anti-rrudhë

Farat e trëndafilit janë të pasura me yndyra shumë të pangopura, të cilat mbështesin një membranë të shëndetshme të lëkurës dhe mbrojnë lëkurën nga përbërjet inflamatore, siç janë rrezet ultraviolet, tymi i cigareve dhe ndotja. Vitamina C mbron barrierën e lëkurës, nxit sintezën e kolagjenit dhe qarkullimin e gjakut.
Trëndafili i egër mund të blihet/përgatitet si çaj ose të merret në farmaci si suplement.

Efektet anësore

Trëndafili i egër është konsideruar gjerësisht i sigurt. Sidoqoftë, aktualisht nuk dihet nëse është i sigurt gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies. Ndonëse mungojnë kërkimet për efektet anësore të konsumit së sasive të mëdha të trëndafilave, konsumimi i dozave të larta të vitaminës C mund të shkaktojë të përziera, shqetësime në stomak, kapsllëk dhe urth.

Për shkak të vitaminës C, marrja e tepërt e trëndafilit mund të dëmtojë ata me gurë në veshka, anemi të qelizave drapër dhe hemokromatozë – një çrregullim i hekurit. Konsultohuni me mjekun për dozën e sigurt për ju.

Përgatitja e çajit

Për një person nevojiten 5-8 kokrra trëndafili (të njoma ose të thata). Ato shtypen dhe vendosen në një enë me ujë dhe lihen të ziejnë për 10-15 minuta. Lëngu kullohet dhe konsumohet me ose pa ëmbëltues.

Burimet: Healthline, Anabel, WebMD

Youtube

Arkiva

Kategoritë