Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Infeksioni i plagës pas prerjes cezariane; Simptomat dhe trajtimi

Pjesa më e madhe e prerjeve cezariane shërohen pa asnjë problem, por në disa raste, plaga mund të infektohet. Shkalla e infektimit të saj është e ndryshme. Ajo mund të infektohet nëse abuzoni me alkoolin, drogën, pini duhan, nëse vuani nga diabeti ose obeziteti. Në këtë rast, indi dhjamor nuk shërohet si duhet. Shenjat që jep një plagë e infektuar janë: dhimbje, skuqje, ënjtje dhe  ndonjëherë ndonjëherë edhe rrjedhje e saj. Infeksioni i plagës mund të shkaktojë edhe temperaturë të lartë. Kontaktoni mjekun, nëse dyshoni se plaga juaj është infektuar.


Trajtimi

Nëse konfirmohet se keni infeksion, mjeku mund ta hapë dhe thajë plagën, për të nxjerrë bakteret e bllokuara në të. Në përgjithësi, kjo procedurë mund të kryhet edhe në dhomën e konsultave të mjekut.

Youtube

Arkiva

Kategoritë