Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Hyrja e vaksinave anti-COVID në veri, Prokuroria dhe policia nisin grumbullimin e informacioneve

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se në bashkëpunim me policinë ka nisur grumbullimin e informacioneve, pas raportimeve lidhur me futjen e vaksinave anti-COVID në pjesën veriore të Kosovës.

“Pas informacioneve të pranuara dhe raporteve në media lidhur me futjen potenciale të vaksinave anti-COVID në pjesën veriore të Kosovës pa përfillur dispozitat e zbatueshme ligjore, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, janë duke mbledhur informacione për të vlerësuar nëse vaksinat janë sjellë në Kosovë, si dhe nëse importimi i tyre është bërë në pajtim me protokollet përkatëse për mbrojtjen e shëndetit publik dhe kërkesat ligjore që rregullojnë këto çështje”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka theksuar se sigurojmë publikun se mbetemi syhapur në zbulimin, hetimin dhe ndjekjen e veprimeve të kundërligjshme që mund të rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë publike, si dhe mbetemi të përkushtuar që të sigurojmë që askush të mos shfrytëzojë situatën e krijuar si rezultat i pandemisë gjatë kësaj kohe kritike.

Prokuroria do ta mbajë publikun të njoftuar në vazhdimësi me zhvillimet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë