Rastet e zhdukjeve vazhdojnë të jetë pjesë e raportimeve të përditshme të policisë së Kosovës.
Në raportin 24-orësh të policisë një qytetar nga Prizreni ka raportuar që vajza e tij ka 10 ditë që është larguar nga shtëpia, por që ende nuk është kthyer.
“Prizren 09.01.2021 – 11:00. Më 18.01.2021 ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, shkruhet në raport.