Gjatë natës së mbrëmshme ka ndërruar jetë veterani i gazetarisë, Muharrem Ramabaja.
Ramabaja vdiq në moshën 65-vjecare pas një sëmundjeje të rëndë.
Karrierën e tij gazetareske e filloi në vitin 1977 në gazetën “Zëri”, ku më pas u bë edhe drejtor i kësaj gazete.
Ramabaja njihet po ashtu edhe si një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin Zllatar dhe do të marrin pjesë vetëm anëtarët e ngushtë të familjes, për shkak të situatës me pandeminë.