64 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku 11 nga këta pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Në raportin 24-orësh gjithashtu bëhet e ditur se janë shëruar dy pacientë gjatë një ditë, kurse 44 pacientë janë në oksigjeno-terapi.
228 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe janë kryer pesë lindje. /familjajone