Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbi 12 milionë të vaksinuar kundër COVID-19 në ShBA

Numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rrit në 23.7 milionë derisa 395 mijë persona kanë ndërruar jetë që nga shpërthimi i pandemisë.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit Johns Hopkins, SHBA regjistroi të shtunën 198 mijë raste dhe 3,286 viktima, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 31 milionë doza të vaksinës janë shpërndarë përreth vendit derisa 12.2 milionë doza janë administruar, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Të premten, CDC pati thënë se variantet e reja më infektuese të coronvirusit ka të ngjarë të përshpejtojnë përhapjen e virusit dhe kjo do të thotë se SHBA duhet të dyfishojë përpjekjet për të mbrojtur njerëzit.

Një variant i identifikuar së pari në Mbretërinë e Bashkuar i njohur si B.1.1.7 tani po gjendet edhe në SHBA, dhe modelimi tregon se mund të përkeqësojë përhapjen tashmë të tmerrshme të virusit në të gjithë vendin, thanë studiuesit e CDC-s.

Youtube

Arkiva

Kategoritë