Ish deputeti i Republikës së Kosovës, Labinot Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se dy prej të lënduarve nga shpëtrthimi që ndodhi në Ferizaj tashmë janë zgjuar nga gjendja e komës.
Këtë lajm, Tahiri e ka marrë nga familjarët e të lënduarve.
“E dashur diasporë dhe ju shqiptarë nga do që jeni , dhe që keni kontribuar aq shumë për Fidan Gashin dhe Enver Xhoklin, po ua tregoj lajmin e mirë për gjendjen e tyre shëndetësore! Sapo u informova nga familjet e tyre, ku këta dy shpirtra janë zgjuar nga koma dhe janë me vetëdije të plotë, po ashtu po trajtohen shumë mirë”, shkruan Tahiri.