Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa mënyra që prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijëve të tyre ta kalojnë sa më lehtë periudhën e koronavirusit

Koronavirusi, përvec ndikimit të tij në shëndetin tonë, ka sjellë edhe probleme të tjera si: stres, ankth dhe ndjenja të tjera të përziera të cilat kanë rënduar gjendjen psikike, vecanërisht të fëmijëve.

Fëmijët që janë përballur me izolim, anulim të ngjarjeve të rëndësishme dhe ndarje nga shokët, e vuajnë periudhën e izolimit dhe kanë nevojë të përkrahen më shumë se kurrë.

Unicef ka zhvilluar një intervistë me Lisa Damour, psikologe e njohur për adoleshentët, lidhur me mënyrat se si duhet të sillen prindërit që t’i bëjnë fëmijët e tyre ta kalojnë këtë periudhë si një situatë normale.

Sipas saj, prindërit në këto kohë duhet të jenë të qetë dhe proaktivë me fëmijën.

Prindërit duhet të kenë një bisedë të qetë, proaktive me fëmijët e tyre në lidhje me sëmundjen e koronavirusit (COVID-19) dhe rolin e rëndësishëm që fëmijët mund të luajnë në mbajtjen e tyre të shëndetshëm. Bëni të ditur se është e mundur që [ju ose fëmijët tuaj] mund të filloni të ndieni simptoma në një moment, të cilat shpesh janë shumë të ngjashme me të ftohtin e zakonshëm ose gripin dhe se ata nuk kanë nevojë të ndjehen të frikësuar padrejtësisht nga kjo sëmundje”, rekomandon Dr. Damour. “Prindërit duhet t’i  inkurajojnë fëmijët e tyre, që ata t’ia bëjnë të ditur nëse nuk ndihen mirë, ose nëse ndihen të shqetësuar për virusin në mënyrë që prindërit të jenë në ndihmë“.

Të rriturit mund të ndiejnë keqardhje me faktin se fëmijët janë ndjerë në mënyrë të kuptueshme nervoze dhe të shqetësuar për COVID-19. Sigurojini fëmijët tuaj se sëmundja COVID-19 është përgjithësisht e lehtë, veçanërisht për fëmijët e rriturit dhe të  rinj”,thotë ajo.

Prej andej, ne mund t’i kujtojmë atyre se ka shumë gjëra efektive që mund të bëjmë për të mbajtur veten dhe të tjerët të sigurt dhe për t’u ndjerë në kontroll më të mirë: lajini duart shpesh, mos prekni fytyrat dhe mbani distancën fizike

  • Ndryshojeni rutinën

Sipas Damour, në këto raste fëmijët kanë nevojë për ndryshim të rutinës  Psikologia rekomandon që prindërit t’i lejojnë fëmijët e tyre të luajnë dhe të flasin me shokët/shoqet e tyre përmes telefonit, në mënyrë që të mos ndihen të vetmuar.

Sigurisht, fëmija duhet të përfshihet edhe në aktivitetet e shtëpisë.

Damour mendon se fëmija e ka më të lehtë ta përjetojë këtë periudhe kur e ka një orar të caktuar për cdo gjë.

  • Lëreni fëmijën tuaj t’i shfaqë emocionet e tij/saj

Përderisa shkolla është e mbyllur për ta, është e kuptueshme se fëmijët do të jenë të frustruar për shumë arsyje, prandaj lini që ata të shprehen për hallet e tyre sepse kjo do t’iu ndihmojë.

Në jetën e adoleshenti kjo gjë është një humbje e madhe. Kjo gjë është shumë më e madhe për ta sesa për ne, sepse ne nuk e përjetojmë aq keq këtë pjesë. Përkrahni ata/ato në këto momente, sepse ata janë vërtetë të trishtuar”, vazhdon Damour.

  • Zbuloni se cfarë mendon fëmija juaj në këto kohë

Në këtë periudhë të koronavirusit, vlugu i dezinformatave që vijnë për këtë sëmundje ndikon vërtet keq në gjendjen tonë mendore dhe emocionale, prandaj duhet të zbulohet se prej nga informohet fëmija juaj.

Nuk mjafton vetëm t’ia bëni me dije se këto kohë ka informata të pasakta, sepse ky informacion mund të përzihet me një të vjetër në kokën e fëmijës dhe ai sërish të mos jetë i përcaktuar drejt në këtë cështje.

Nëse fëmija juaj ju pyet dicka dhe ju nuk e dini, mos hamendësoni. Hulumtoni, së bashku me fëmijën, burime të ndryshme që mund ta gjejnë përgjigjen e pyetjes, si për shembull OBSh-në ose Unicefin.

  • Monitoroni sjelljen tuaj

 “Sigurisht që edhe prindërit janë të shqetësuar dhe fëmijët tanë do të marrin shenja emocionale nga ne“, shpjegon Dr. Damour.

 “Unë do t’u kërkoja prindërve të bënin çfarë të mundnin për të menaxhuar ankthin e tyre në kohën e tyre dhe për të mos shkëmbyer frikën e tyre me fëmijët e tyre. Kjo mund të nënkuptojë përmbajtjen e emocioneve, të cilat ndonjëherë mund të jenë të vështira, veçanërisht nëse ata janë duke i ndjerë këto emocione mjaft intensivisht. ”

 Fëmijët mbështeten te prindërit e tyre për të siguruar një ndjenjë sigurie, kështu edhe nëse ndihemi të shqetësuar, nuk mund ta lejojmë që kjo të pengojë që ata të ndihen si pasagjerë të sigurt“, përfundoi ajo.

Youtube

Arkiva

Kategoritë